Hmmm koincidencë? Nuk besojmë!
Janet Jackson sapo ka publikuar klipin e saj më të ri "Dammn Baby". Titull goxha interesant duke pasur parasysh se vetëm një ditë më parë nëpër internet u përhap lajmi se këngëtarja thuajse 50-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë. Të jetë ky një konfirmim zyrtar? Gjithsesi duhet thënë se as në videon e re, të realizuar në muajin mars në Los Angeles nga regjisori Dave Meyers, Janet nuk ka harruar të përfshijë koreografitë e saj tipike. Aq sa mund të themi se kemi një rikthim të artistes në stilin e saj të dikurshem. Sa i përket singëllit, ai bën pjesë në albumin e fundit "Unbreakable" i cili momentalisht ndodhet në shitje kudo!