Turneu botëror "Unbreakable" i Janet Jackson nuk do të ndodhë edhe aq shpejt sa ishte parashikuar.
Mbretëresha e muzikës RnB ka lajmëruar përmes një postimi të sinqertë në rrjetet sociale, se koncertet do të shtyhen për në pranverën e vitit 2016-të. Një lajm ky i hidhur për fansat e këngëtares, megjithatë kjo e fundit ka sqaruar se shtyrja e turneut vjen për arsye të forta shëndetësore. Në postimin e saj Janet ka shpjeguar se pas një vizite te mjeku asaj i është konfirmuar se i duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Me shumë mundësi një ndërhyrje në kordat e saj vokale, pasi ato kanë qenë një problem edhe më parë. Deri tani itenerari i këtij turneu është 11 koncerte në muajin janar, 13 në shkurt, 8 në mars dhe 6 koncerte për muajin prill. Hmm shumë data për t'u rivendosur!