Fansat e Janet Jackson, tashmë 49 vjeçare, ishin më se të gëzuar kur mësuan lajmin që ajo ishte shtatzënë dhe do të priste fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Wissam Al Mana.
Megjithatë, sipas burrit të saj të parë, James DeBarge, ajo ka qenë një mama në mënyrë të fshehtë, prej kohësh tashmë. James tha se Janet kishte lindur vajzën e tyre pa dijeninë e tij dhe e kishte dhënë atë për adoptim më pas. Sipas tij vajza e kishte kontaktuar James me e-mail duke i thënë se ishte vajza e tyre dhe se nëse kishte ndonjë dyshim për këtë, mund të bënte një test atësie.
Ajo kishte shtuar gjithashtu se të fshehtën ia kishin zbuluar prindërit adoptues përpara se të vdisnin. “Ajo ishte kaq e saktë në gjithçka që thoshte duke më treguar gjëra që vetëm unë dhe Janet i dimë”, ka thënë James. Mbetet akoma që ai të takohet përballë me vajzën që pretendon se është e bija, e cila për momentin kërkon që ta mbajë këtë private pasi nuk do që ta fusë në telashe të ëmën.
James tha se ai gjithnjë kishte dyshuar që Janet kishte patur një fëmijë nga marrëdhënia e tyre e shkurtër dhe ia kishte mbajtur të fshehtë.
A message from Janet...https://t.co/KrzYZ4eyvD
— Janet Jackson (@JanetJackson) April 6, 2016