INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janghong Li kërkon më shumë se 500 milionë euro për të shitur Milanin, ja cila është shifra e kërkuar prej tij

Janghong Li kërkon më shumë se 500 milionë euro për të shitur Milanin, ja cila është shifra e kërkuar prej tij

Publikuar më: 10:51 27-06-2018

Problemet për Milanin duket se nuk kanë të sosur kurrë. Këtë herë bëhet fjalë për drejtuesit e klubit.

Janghong Li kërkon më shumë për të shitur Milanin pasi nuk e kënaq shifra prej 500 milionë eurosh që i është vënë në tavolinë nga Roko Komiso, biznesmeni italo-amerikan i cili kërkonte të merrte kontrollin e skuadrës italiane.

Bisedimet kanë dështuar për të dytën herë pasi mediat italiane raportojë se Li ka kërkuar herën e parën një shifër prej 25% më të lartë për të shituar të gjithë aksionet e tij të Milanit dhe për të kaluar klubin në pronësi të Komiso, i cili administron edhe Nju Jork Kozmos në SHBA.

Oferta e dytë ishte që Komiso të merrte kontrollin e 70% të aksioneve dhe Li të mbetej përsëri aksioner i klubit, në projektin e ri që do të sillte buxhet më të lartë për kuqezinjtë dhe investimet që duheshin bërë.

Edhe këto biseda janë ndërprerë në mes mbrëmë dhe sipas mediave italiane, situata ka acaruar shumë Komison i cili ka kuptuar se pronari kinez i Milanit e ka përdorur për të hapur një ankand të mirëfilltë për shitjen e klubit meqë ka edhe biznesmenë të tjerë të interesuar. Kësisoj, ai ka vendosur që të largohet dhe të mos bëhet më pjesë e bisedimeve me Li i cili thjesht po mundohet të rritë sa më shumë çmimin.

Article Logic
Execution time: 0.00337815284729