Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës’, kështu ka thënë Eroll Salihu.
Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, ka hapur dyert për shumë futbollistë shqiptar që të vijnë dhe të luajnë për Kosovën. Një gjë të tillë është afër ta bëjë Januzaj.
Në një intervistë për RTK’në, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar se mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është i gatshëm që ta përfaqësojë Kosovën.
“Adnani ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, theksoi Salihu.
Salihu gjithashtu ka bërë të ditur se Januzaj do t’i bashkohet Kosovës pasi të merr lejen nga FIFA.