Trajneri i Milanit Vinçenco Montela ka shprehur interes për lojtarin me origjinë kosovare të Mançester Junajtid, Adnan Januzaj.
Mediat italiane raportojnë se Milani ka nisur kontaktet me Junajtidin duke i kërkuar huazimin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Lojtari ka një kontratë që e lidh me “Djajtë” deri në vitin 2018 dhe përfiton një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Megjithatë talenti që luan me Belgjikën nuk është në planet e trajnerit Hoze Murinjo për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë edhe kalimi te kuqezinjtë mbetet ende në kuadrin e aludimeve, pasi drejtuesit milanezë nuk janë ende të bindur për Januzajn, pas përvojës së tij të dështuar me Dortmundin.