INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Januzaj shpjegon arsyen pse nuk feston me shqiponjën

Januzaj shpjegon arsyen pse nuk feston me shqiponjën

Publikuar më: 11:10 01-07-2018

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me simbolin kombëtar shqiponjën pas golave të shënuar në ndeshjen kundër Serbisë. Për këtë arsye FIFA i ndëshkoi me gjobë të dy lojtarët.

Dhe sulmuesi belg, Adnan Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Bruksel, edhe pse shënoi gol në këtë Botëror kundërAnglisë, nuk festoi me në të njëjtën mënyrë.

Në një deklaratë për AFP-në, Januzaj tha se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas golave.

“Nuk jam shumë i përqendruar në momentin pas shënimit të golit. Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947