INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Japin ilaçe të rrezikshme pa recetë! Dënohen dhjetra farmaci[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 10:30 26-10-2018

90 farmaci në vendin tonë kanë shkelur me "dy këmbë" ligjet. Ato kanë dhënë barna të rrezikshme pa recetë, i tregëtojnë pa pullë, pra kanë futur në të zezë ilaçe në treg dhe nuk i rujanë sipas kushteve të duhura. Për këto arsye për këto subjekte janë marrë masa administrative. Ku pjesës më të madhe do t’i rishikohet licensa. E nuk janë pak, por shumica afro 79 farmaci, që rrezikojnë seriozisht vazhdimësinë në treg.
Të dhënat u bënë publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, që tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve. “Masat do të përshkallëzohen, jo vetëm gjoba, por edhe heqje license për subjektet që shkelin rregullat”, sqaroi Manastirliu. Kontrollet u ushtruan nga Task-Forca për kontrollin e barnave dhe inspektorët njoftojnë se nuk do të ndalen këtu po do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Ja shkeljet ligjore të 90 farmacive:

-38 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
-34 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
-7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

oggg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045678615570068