INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonezë krijojnë kraterin e parë artificial të një asteroidi

Japonezë krijojnë kraterin e parë artificial të një asteroidi

Publikuar më: 13:23 26-04-2019

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar atë që ata e quajnë kraterin e parë artificial të një asteroidi, një hap përpara ky drejt hedhjes dritë mbi enigmën se si sistemi diellor është zhvilluar.

Agjencia japoneze hapësinore e bëri njoftimin pasi sonda Hayabusa2 hodhi një mjet shpërthyes në asteroidin Ryugu, më herët këtë muaj, duke krijuar një krater në sipërfaqe, nga ku u mor material që duhet të zbulojë më shumë për origjinën e jetës në tokë.

Juichi Tsuda, menaxher i projektit në agjencinë hapësinore japoneze, konfirmoi lajmin për gazetarët.

“Krijimi i një krateri artificial dhe vëzhgimi i tij në detaje më pas është një përpjekje e parë e këtij lloji. Dhe mund të them se është një sukses i madh”, tha ai.

Sonda e NASA-s “Deep Impact” kishte krijuar më herët një krater artificial në një kometë, në 2005, por vetëm për qëllime vëzhgimi. Qëllimi i sipërmarrjes japoneze ishte marrja e materialeve nga poshtë sipërfaqes së asteroidit që mund të hedhin dritë mbi fazat e hershme të sistemit diellor.

Asteroidi mendohet se mban sasi të mëdha lënde organike dhe ujë nga rreth 4.6 miliardë vite më parë, kur edhe lindi sistemi diellor.

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393