INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonezi Joshinori Ohsumi i jepet çmimi Nobel për mjekësinë

Japonezi Joshinori Ohsumi i jepet çmimi Nobel për mjekësinë

Publikuar më: 11:50 03-10-2016

Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016. Atij i është njohur zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit është thënë se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.

Java e çmimeve Nobel ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi, transmeton Evropa e Lirë. Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez Alfred Nobel.

Article Logic
Execution time: 0.0031998157501221