INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japoni/ Mjekësia në duart e robotëve  [VIDEO]

Japoni/ Mjekësia në duart e robotëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:11 29-11-2017

Japonia është duke eksperimentuar një mënyrë tjetër të të qënurit infermier dhe lë cdo gjë në duart e një roboti humanoid.Më shumë se 5000 qendra mjekësore janë duke eksperimentuar këtë lloj të ri kujdesjeje.Pacientët ulen duke ndjekur udhëzimet e stërvitjes. Ata thërrasin dhe duartrokasin me entuziazëm edhe pse aktivitetet udhëhiqen, jo nga një mësues gjimnastike , por nga Pepper, një robot humanoid me sy të mëdhenj. Robotët si Pepper duken shumë premtues për të ardhmen .Në shumë biznese Pepper specializohet në shërbimin ndaj klientit. Por në shtëpitë e moshuarve ai bisedon me pacientët dhe vëzhgon korridoret gjatë natës (si dhe drejtimin e orëve të stërvitjes)."Ndërveprimi shoqëror njerëzor është ende shumë më i lehtë për t'u zgjidhur duke përdorur robotët sesa detyrat manuale, thotë Kenichi Yoshida, i cili drejton divizionin e robotikësnë Japoni. Tani për tani, vetëm njerëzit mund të bëjnë detyra të tilla si larja e dhëmbëve të një pacienti. Shton ai. Një studim i kohëve të fundit në nivel kombëtar zbuloi se përdorimi i robotëve nxiti mbi një të tretën e banorëve të bëheshin më aktivë dhe më autonome. Teknologjia robotike ka akoma shumë punë për të bërë nëse robotët do të zënë vendin e njerëzve. “Kjo nuk do të ndodhë derisa robotët të kenë “sontaku” që I referohet konceptit japonez të të nënkuptuarit: thote menaxheri I një shtepie te moshuarish ne Japoni. “Roboti nuk mund ta dallojë nëse dikujt i pihet nje filxhan caj. Unë mundem.” Megjithatë, shume prej shtëpisë së të moshuarve ne Japoni e kanë më përzemër përkujdesjen e robotëve se sa të njerëze.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225