INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonia nis ndërtimin për trenin më të shpejtë në botë. Ja sa do të jetë shpejtësia e tij

Japonia nis ndërtimin për trenin më të shpejtë në botë. Ja sa do të jetë shpejtësia e tij

Publikuar më: 10:51 13-05-2019

Japonia ka nisur të testojë trenin më të shpejtë deri më sot, që mund të arrijë 400 kilometra në orë.

Treni i quajtur Alfa-X pritet të futet në punë në vitin 2030.

Shpejtësia nuk është i vetmi element që e përbënë atë, pasi treni ka edhe një teknologji të avancuar. Frenat që ndalojnë me ajër dhe tavani i lidhur me një rrjet magnetik, janë krijuar që t’i shtojnë sa më shumë sigurinë.

Alfa-X do të ketë dhjetë vagonë, si dhe një pjesë të përparme të gjatë 22 metra e cila të jep pamjen si pjesa e përparme e avionëve. Ky lloj ndërtimi bëhet pasi maja në fillim të mjeteve të shpejta të jep përshtypjen sikur çan ajrin. Pjesa e përparme e Alfa-X është projektuar për të zvogëluar zhurmën dhe presionin në shpejtësitë e lartë, gjithashtu për ta bërë atë më të sigurt kur futet në tunele.

Themeluesit e trenit shprehen se teknologjia e avancuar që po instalohet tek treni do ta bëjë atë shumë të rehatshëm. Alfa-X do të ketë një program orientimi në terren si dhe një mirëmbajtje të avancuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814