INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Japonia paralajmëron: Bota të mos gënjehet nga “ofensiva e joshjes” së Penianit

Japonia paralajmëron: Bota të mos gënjehet nga “ofensiva e joshjes” së Penianit

Publikuar më: 16:18 17-01-2018

Ministri i jashtë Japonez Taro Kono gjatë një takimi ndërkombëtar në Kanada ka paralajmëruar se bota nuk duhet ti besoje Kores së veriut .
Kjo deklaratë vjen pas bisedimeve që korea e veriut dhe jugut kanë hapur midis njëra tjetrës për të marrë pjesë në lojërat olipike dimërore që zhvillohen në shkurt të këtij viti.
Korea e veriut pranoi të dërgonte 230 anëtar për lojërat olimpike që zhvillohen në koren e jugut.
Gjatë bisedimeve Ministri japonez ju kerkoi ministrave të tjerë se nuk duhet të tregohen naiv dhe ti besojnë Kim jong pasi sipas tij ky është një veprim për të përfituar kohë për të vazhduar programin e raketave.
"Unë jam i vetëdijshëm se disa njerëz mendojnë se për shkak se Koreja e Veriut po angazhohet në dialogun ndër-korean, ne duhet t'i shpërblejmë duke hequr sanksione ose duke ofruar një lloj ndihme. Sinqerisht mendoj se kjo pikëpamje është shumë naive. Besoj se Koreja e Veriut dëshiron të blejë pak kohë për të vazhduar programin e raketave bërthamore" shprehet ai.
Ministrat në fund të diskutimeve të tyre ranë dakord të rrisin presionin mbi Phenianin por gjithashtu shprehen dhe mbështetjen që dy koret të vazhdojnë diskutimet midis tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0017318725585938