Japonia është goditur ditën e sotme nga 2 tërmete të fuqishme me epiqendër në Kumamoto. Tërmetet ishin me magnitudë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara paralajmëron tsunami të fuqishëm në Japoni, ndërsa autoritetet pritet të reagojnë për të evakuar banorët që rrezikojnë.