Cara Delevingne ishte nga koka tek këmbët si e ardhur nga një botë tjetër.
Kjo ndoshta për t’u përshtatur me vetë filmin “Valerian”, premiera e së cilës ishte këtë të hënë. E veshur me një krijim të Iris Van Herpen, fustani i saj, i cili linte vend për imagjinatën, ishte sikur të kishte ardhur nga një tjetër planet. E megjithatë, tepër, tepër tërheqëse. Aq sa mori gjithë vëmendjen e kamerave nga Kendall Jenner dhe Rihanna.