A e keni pyetur ndonjëherë veten ku i ka shpenzuar Floyd Mayweather 100 milionë paundët që fitoi me McGregor-in? Shtëpia e tij më e re e tregon qartë se boksieri amerikan paratë e tij i ka shpenzuar për t’i ndërtuar vetes një pallat mbretëror, me një shatërvan gjigand dhe shtylla të larta.
Mayweather postoi video në Instagram me description-in: “Shtëpia ime e re, jam vërtetë i bekuar.”
Kjo është prona e tij e dytë luksoze pas, asaj në Los Angelos që kushton 19 milionë dollarë. Ai duket sikur është dorëhequr aq shpesh nga sporti, po aq sa numri i pronave të tij luksoze dhe ende vazhdon t’i mahnisë fansat me luksin e tij.