I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga karriera, jeta personale dhe suksesi i tij i fundit, në kualifikueset e “Euro2024”. I pyetur si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren, ai tha se është “e mbyllur”.
Por, nëse është e mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka dikë aty tashmë, ai tha: “Ka një dhe është tiranse”.
Jasiri shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbizit dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për partneren, edhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.