Jasir Asani, sulmuesi i kombëtares shqiptare që ka çuar peshë zemrat e kuqezinjve duke shkëlqyer në fushën e blertë, është parë së fundmi në shoqërinë e këngëtares Samanta Karavella. Ata janë ulur në një tavolinë teksa Asani duket i fokusuar në atë çka po diskuton me këngëtaren simpatike, të shoqëruar edhe nga menaxheri i kësaj të fundit.
Në fotografinë e shpërndarë, Samanta ka vendosur një emoji duke trokitur dy gota. Nuk dihet nëse ky është fillimi i një shoqërie të re, apo janë duke planifikuar ndonjë projekt në fushën e artit.
Samanta u bë e njohur gjerësisht për publikun shqiptar në rininë e saj te “Ethet e së Premtes”, ndërsa futbollisti 28-vjeçar që po shkëlqen në çdo ndeshje me kombëtaren ka tërhequr tashmë vëmendjen e klubeve të rëndësishme evropiane.