Jasmina dhe Andi ishin padyshim një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku dhe më të përfolur në media.
Marrëdhënia e tyre u përcoll me shumë ulje dhe ngritje dhe shumë po shumë zhurmë.
Se kishte pëlqim të madh mes tyre kjo shihej qartë, por dyshja vazhdimisht kishin krisje gjë që qoi përfundimisht në ndarje.
E Jasmina duket se ka lënë pas këtë histori duke filluar një lidhje të re dashurie.
Të paktën kështu ka zbuluar vetë ish-konkurrentja në një bisedë me ndjekësit e saj në ‘’Instagram’’.
E pyetur nëse është në një lidhje dashurie ose jo, ajo është përgjigjur me ‘’PO’’.
Tutje interesimi nga ndjekësit ka vazhduar për të zbuluar më shumë rreth tij, nëse është person i famshëm, por Jasmina ka vendosur që momentalisht të mos zbulojë asgjë./afterparty.al