Takimi mes Jasminës dhe Geljanit u komentua shumë në studio. Më i pakënaquri ishte Andi, prej disa veprimeve të Jasminës kundrejt Geljanit.Mes tyre edhe Princi, që është një prej djemve që doli me Jasminën dhe u zhgënjye pasi ajo nuk i dha rëndësi.
Ai hodhi edhe një fjalë që nuk i pëlqeu aspak Jasminës por as edhe Andit, që solli reagimin e menjëhershëm të tyre.
“Kjo është si ato macet e sëmura me leshmanjozë që i shohin sytë vetëm pasaportë amerikane,” tha Princi.
“Po ça e thua këtë punën e pasaportës së unë jam gjithë ky djalë, dhe jam kosovar, nuk jam amerikan,” tha Andi.
“Më fal se nuk rrija dot, më doli nga zemra,” u përgjigj Princi.
Ai mori edhe një kërcënim nga Jasmina, e cila i tha të falenderonte Zotin që ishin në emision pasi jashtë do të sillej ndryshe.