INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jasmina tregon gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga Andi

Jasmina tregon gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga Andi

Publikuar më: 15:30 13-05-2021

Jasmina dhe Andi ishin kryetemë e ditëve të fundit në median rozë.

Ish konkurrentët si duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe kësaj radhe gjërat janë më serioze, pasi dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale.

E pyetur nga ndjekësit e saj se a është e lumtur, Jasmina është përgjigjur se është e qetë.

Ndërsa një tjetër e pyeti se a mendonte se ai që të do vërtetë do të kthehet?

Përgjigja e saj ishte e gjatë duke thënë mes tjerash se ajo nuk e ka lënë kurr dikë që e ka dashur.

Ndarja e çiftit më simpatik të krijuar brenda “Për’puthen” erdhi pas akuzave publike që Jasmina i bëri Andit, i cili sipas saj e la vetëm në ditëlindjen e Fatjonit dhe shkoi pas këngëtares Diona Fona.

I vetmi reagim nga Andi ishte një postim që më pas e fshiu ku shkruante: “Para se të më gjykosh mua, sigurohu se vet je përfekt”.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381