Sindi Loci është një nga ish konkurrentet e Pëpruthen që ka patur më së shumti debate në emision. Së fundi një deklaratë e Jamsinës, e cila u shpreh se konkurrentja që vishej më keq në Përputhen ishte Sindi, irritoi ish konkurrenten e cila iu përgjigj në rrjetet sociale.
“Jassss po kemi veshur edhe të njëjtin fustan, unë këtë e kam veshur në dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqej stili im i veshjes. Të puc se ti e di që të kam xhan”, shprehej Sindi.
Pas kësaj në një bisedë virtuale ajo ka zbuluar dhe raportin që ka me Jasminën pas deklaratës që bëri për të. Tashmë dyshja nuk mbajnë inate me njëra-tjetrën.
Mirëpo pas kësaj ngjarjeje dyshja janë pajtuar. Sindi ka publikuar së fundmi një foto në rrjete sociale dhe komenti i Jasminës ka marrë të gjithë vëmendjen.
“O Zot ca ylli”, i ka shkruar ajo.
Sindi i ka kthyer një përgjigje të ngrohtë që lë të kuptohet se ajo dhe Jasmina tashmë janë shoqe. “O dashuria ime ti”, ka replikuar ish-konkurrentja.
Komentet mes tyre vazhduan edhe në foton e Jasminës.
Epo Jasmina vërtet humbi dashurinë e saj, por e zëvendësoi me një shoqe të ngushtë!