Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin nga çiftet më të pëlqyera të edicionit të dytë të ‘’Për’puthen’’. Lidhja e tyre u përcoll me shumë ulje e ngritje deri sa përfundimisht mori fund pas daljes nga programi.
Çifti ndanë rrugët pasi Jasmina e akuzoi Andi se e la për Diona Fonën, këngëtaren në klipin e së cilës ish-konkurrenti ishte protagonist.
E tani kur kanë kaluar muaj që nga ndarja e tyre duket se Jasminës nuk po i del inati me Andin, të cilin jo pak herë e ka thumbuar në paraqitjet e saj.
Në një bisedë me ndjekësit ish-konkurrentja ka folur për detaje nga jeta e saj private ku mes tjerash u pyet: ‘’A do të ishe lidhur me një të pastrehë dhe pse e do?’
‘’Unë jam lidhur me njerëz të shpirtin e kanë pasur shumë më të varfër se xhepat dhe nuk ka gjë më të keqe! Kështu që leku nuk është asgjë nëse njeriu është pa shpirt! Unë lidhem me atë që dua, jo me atë që kam nevojë sepse s’ja kam nevojën asnjë mashkulli’’, është përgjigjur Jasmina dhe ndjekësit e morën menjëherë si thumb ndaj Andit.