INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jason Derulo bëhet prezantues i çmimeve të njohura muzikore

Jason Derulo bëhet prezantues i çmimeve të njohura muzikore

Publikuar më: 13:51 18-03-2016

Jason Derulo është vendosur zyrtarisht për të prezantuar iHeart Radio Music Awards 2016.

Këngëtari 26 vjeçar u bashkohet një listë yjesh që do të performojnë në mbrëmjen e madhe, ku ndër emrat që spikasin janë dhe Zayn Malik, Chris Brown, Justin Bieber apo Meghan Trainor. Nuk mungojnë as këngëtarë të tjerë të njohur, të tillë si Fetty Wap, Demi Lovato dhe DNCE, që natyrisht kalojnë në radhë të dytë pas emrave të lartpërmendur. Duke cilësuar Radion iHeart si një mbështetje kryesore për të, Jason është shprehur jo vetëm entuziast, por edhe shumë i nderuar që do të prezantojë këto çmime. Ky është viti i tretë që jepen çmimet e iHeart Radio, të cilat do të mbahen më 13 prill në Los Angeles.

Article Logic
Execution time: 0.0045261383056641