Jason Derulo dhe Daphne Joy, tashmë jamë dy nga njerëzit single më seksi në botë, sepse janë ndarë. Ata filluan të shoqëroheshin bashkë në fund të vitit të kaluar kur u njohën në Britani, ndërsa në fillim të vitit e zyrtarizuan lidhjen. Website-et e ndryshme filluan të dalin jashtë kontrollit, kur postuan fotot e tyre në muajin mars, gjatë pushimeve në Meksiko.
Sipas burimeve të TMZ, ishte Daphne ajo që mori vendimin për ndarjen e çiftit pas një lidhje prej 6 muajsh, një ndarje pa vuajtje dhe me kompromis mes tyre. Bukuroshja 29 vjeçare ka një djalë 3 vjeçar, të quajtur Sire, me reperin 50 Cent.