Ylli i “Fast and Furious” mirëpriti ardhjen në jetë të djalit të tij të parë me partneren Rosie Huntington-Whiteley ditën e shtunë.
Dhe Jason Statham u pikas për herë të parë që kur është bërë baba. Aktori 49 vjeçar u pa pas timonit të makinës së tij në rrugët e Los Angeles. Dalja publike erdhi vetëm pak orë pas postimit të fotos së parë të djalit të porsalindur me modelen 30-vjeçare. Në foton bardhë e zi të bebushit shfaqej dora e vogël e djaloshit që shtrengonte gishtin e mamasë së tij.