Sigurisht që vëmendje të madhe në Javën e Modës në New York e mori ‘sherri me grushta’ mes dy repereve më në zë të momentit, Nicki Minaj dhe Cardi B.
Videot e sherrit të tyre u bënë menjëherë virale në Internet dhe dukej se e gjithë vëmendja u largua nga eventi kryesor.
Por në fakt Java e Modës në New York ishte shumë më tepër se thjesht përplasje mes të famshmëve, këtë herë arritëm të shihnim dhe disa veshje mjaft të guximshme nga disa prej personazheve të showbizz-it.