INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Java e Parasë”, java e të rinjve në mbarë botën [FOTO]

“Java e Parasë”, java e të rinjve në mbarë botën [FOTO]

Publikuar më: 13:19 04-04-2017

Menaxhimi i parasë, një mister i vërtetë. Kaq e vështirë për t’u fituar dhe kaq e lehtë për t’u shpenzuar.

Të paktë janë ata që dinë të kursejnë, sidomos brezi i ri të cilët duket se mendojnë vetëm për të tashmen dhe aspak për të ardhmen. Por ja që prej vitesh na vjen në ndihmë “Java e Parasë”, nismë ndërkombëtare e Child and Youth Finance International në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave. Një seri aktivitetesh argëtuese por njëkohësisht shumë edukuese, të cilat kanë për qëllim përfshirjen e të rinjve në fushën e administrimit financiar duke ju mësuar atyre konceptin e punësimit, sipërmarrjes apo kursimit. Si cdo vit, edhe këtë herë nuk mungoi angazhimi i bankave më të mëdha në Shqipëri, sic ishte Alpha Bank.

JavaeParase2.jpg

Përgjatë datës 29 mars kjo e fundit organizoi në zyrat qëndrore të saj një takim me nxënësit e shkollës së mesme “Besnik Sykja” duke ju dhënë atyre mundësinë të njiheshin më tepër me funksionet bankare po mbi të gjitha me rëndësinë e madhe të shërbimit ndaj klientit. Nuk mbeti me kaq aventura e të rinjve gjimnazistë, sikundër një ditë më vonë më 30 mars, pranë Qendrës së Inovacionit u mbajt edicioni i tretë i “Kampit të Inovacionit” me temë “Marketingu Dixhital”. Event që bëri bashkë nxënës nga shkolla të mesme të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Krujës.

JavaeParase.jpg

Sigurisht nuk munguan gjatës javës edhe konkurset shkollore, vizitat në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, ekspozitat me piktura apo shfaqjet teatrale me temë “paranë”. Ky nocion sa vetjak aq edhe kolektiv në shoqëritë moderne si ajo e jona!

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213