INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Java nis me mot disi më të freskët/ Po si do të vijojnë më tej temperaturat?

Java nis me mot disi më të freskët/ Po si do të vijojnë më tej temperaturat?

Publikuar më: 08:20 24-06-2019

Java që lamë pas ishte shumë përvëluese, por kjo që nisi sot do jetë disi më e freskët. MeteoAlb ka sqaruar se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Po kështu në mesditë dhe pasdite vranësirat po në këto zonat do të shoqërohen dhe me rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Ndërsa në mbrëmje moti do të përmirësohet, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, ndërsa vlerat minimale dhe maksimale ditore do të luhaten nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas-here e fortë në det, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0023119449615479