INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Java nis me shi dhe rrufe! Po si do vijojnë ditë e tjera?

Java nis me shi dhe rrufe! Po si do vijojnë ditë e tjera?

Publikuar më: 08:45 29-07-2019

Java ka nisur me vransira dhe shi në të gjitha qarqet e vendit. Sipas sinoptikanëve kjo e hënë do të jetë përgjatë gjithë ditës me mot të pafavorshëm për plazh. Shiu do jetë me intensitet deri mesatar, me shtrëngata dhe stuhi më të përqëndruara në Veriperëndim. Pritet një rënie e temperaturave më e ndjeshme në vlerat e mesditës. Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi deri në 20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e Alpeve.

Edhe ditën e martë reshjet e shiut do të jetë prezent, por me intensitet të ulët që në orët e para të ditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare, kurse në mesditë reshjet spostohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe relieveve malore.
Të mërkurë parashikimet do të jenë të ngjashme, do të ketë me mot të kthjellët e zhvillim të vranësirave në mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu me intesitet të ulët të karakterit lokal.
Moti do përmirësohet gradualisht të enjte dhe të premte, ku do të rikthehen masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut duke u shoqëruar me temperatura deri në 37°C.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875