INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Java nis me temperatura të larta, por në këto zona parashikohen dhe reshje shiu

Java nis me temperatura të larta, por në këto zona parashikohen dhe reshje shiu

Publikuar më: 11:14 04-06-2018

Moti ditën e sotme parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës dhe në orët e pasdites pritet të rikthehen vranësirat.

Sipas MeteoAlb vranësirat më të shpeshta do jenë në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë ku mund të ketë reshje afatshkurtra.

Ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante nga 11 në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834