Dita e parë e javës ka nisur me shi. Sipas sinoptikanëve vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjellë rreshje shiu dhe stuhi me intesitet të lartë në zonën perëndimore në orët e para të mëngjesit. Pra sot flijeni mendjen shiu s’do ndalet.
Ndërsa era do të jetë me drejtim Juglindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,5–2,0 metër në det të hapur.
Shiu do të sjellë dhe ulje të temperaturave.
Ja sa do jenë ato:
Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 12/17°C
-Zonat e ulëta 13/20°C
-Zonat bregdetare 14/19°C
Ditët e fundit dëmet më të mëdha nga reshjet e shiut janë shkaktuar në qarkun e Elbasanit duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtim të të mbjellave.