INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jay Z dedikim prekës për Philando Castile [FOTO VIDEO]

Jay Z dedikim prekës për Philando Castile [FOTO VIDEO]

Publikuar më: 14:12 08-07-2016

Vrasja e njerëzve me ngjyrë  nga punonjësit ë policisë i ka prekur  të gjithë përfshirë edhe shumë yje të showbizzit.

Njëri prej tyre është edhe reperi Jay Z i cili teksa ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e këtyre personave,  ka publikuar edhe një këngë kushtuar atyre. “Spiritual” mban titullin kënga e cila edhe pse është regjistruar para disa viteve, ky ishte momenti i duhur për tu lançuar.

Kënga e re është shoqëruar me një shënim të shkurtër nga  Jay Z.  “Punch TDE më tha që duhet ta publikoja këngën kur vdiq Mike Brown,  por iu përgjigja se kjo temë  do të ishte gjithmonë e rëndësishme. Unë jam i pikëlluar dhe i zhgënjyer nga kjo Amerikë. Ne duhet të ecim më tej sëbashku, por  për fat të keq nuk jemi”, përfundoi reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496