Jay Z dhe Beyonce e kanë miratuar në mënyrën më të mirë të mundshme mbështëtjen e tyre ndaj Hillary Clinton.
Ata ishin të ftuarit specialë në koncertin fushatës së saj përfundimtare.
Gjatë koncertit “Queen B” e veshur me një bluzë mbi të cilën shkruhej “Unë jam me të” i është drejtuar tumrës duke i thënë se do të donte ta shihte vajzën e saj Ivy Blue të rritej duke parë një grua e cila drejton një vend dhe e di se mundësitë e saj nuk kanë limite.
"Më pak se 100 vjet më parë gratë nuk kishin të drejtën e votës dhe tani shikoni se sa larg kemi ardhur...gati për të bërë histori. Tani kemi mundësinë për të bërë ndryshime”, tha ajo ndërkohë që çifti i njohur kanë performuar edhe disa nga hitet e tyre më të suksesshme në skenë.
Këtij koncerti iu bashkuan edhe yje të tjerë si Pharrel, J Cole, Beag Sean etj...
Koncerti i së premtes ishte vetëm një nga shumë të tillë që do të mbahen dhe ku do të jenë pjesëmarrës edhe yje të tjetë këngëtarë në mbështetje të Clinton.