Jay Z festoi të dielën ditëlindjen dhe mbushi 47 vjeç.
Këngëtari i hitit “Empare State of Mind “ e ka festuar këtë ditë të veçantë në restorantin “Republika” në Los Angeles mbrëmjen e së shtunës.
Në mesin e të ftuarëve ishin Kelly Rowland, Tina Knoweles si dhe miq dhe të afërm të tjerë.
Por edhe pse Jay Z dhe Beyonce donin privatësinë e tyre, madje “Queen B” u pa të vinte e maskuar me kapele dhe një pardesy me jakë të ngritur. Por mbrëmja nuk arriti të mbahej e fshehtë.
Çifti u vu re teksa drejtohej drejt restorantit bashkë me mamanë e Beyonce, Tina Knoweles.
Ndër urimet më të veçanta që producenti mori atë natë, ishte edhe ai i Puff Diddy i cili e ka uruar përmes Instagram. “Urime ditëlindjen mbret! Faleminderit që gjithmonë mundohesh ta nxjerrësh më të mirën nga unë”, ka shkruar Diddy, duke publikuar edhe një fotografi të të dyve bashkë.