INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jay Z padit Rita Ora-n, kërkon mbrapsht 2.4 mln dollarë

Jay Z padit Rita Ora-n, kërkon mbrapsht 2.4 mln dollarë

Publikuar më: 10:14 02-02-2016

Rita Ora bën mirë ta mendojë dy herë para se të këndojë sërish "I Will Never Let You Down".

Sipas raportimeve të TMZ, Roc Nation, shtëpia diskografike e Jay Z, ka vendosur të hedhë në gjyq këngëtaren 25-vjecare e cila ka dështuar në përmbushjen e kontratës së saj. Përfaqësues të Roc Nation bëjnë me dije se ato kanë shpenzuar deri më tani mbi 2 milionë dollarë për të promovuar albumin e dytë të artistes, ndërkohë që në kontratën e saj të lidhur në vitin 2008-të ishte caktuar që ajo do të realizonte 5 albume. Por nga ana tjetër Rita Ora pati kërkuar në dhjetor të vitit të kaluar që të lirohej nga kontrata e saj, e cila sipas këngëtares po i demtonte karrierën. Tashmë çdo gjë është në dorën e Jay Z, nëse do ta mbajë ai premtimin për të lënë të lirë Rita Ora-n!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502