Albumi i ri i Beyonces sapo ka dalë dhe diva e muzikës ka tronditur edhe një herë botën e spektalit, kësaj radhe me skandal!
“Lemonade” është në gojën e të gjithëve dhe jo vetëm për këngët hite që gjithkush i pret nga Beyonce. Në këtë album eksploziv ajo duket se rrëfehet edhe për tradhëtitë nga bashkëshorti i saj Jay Z. Por nuk mbyllet me kaq! Kënga “Sorry” flet për një “Becky me flokë të mirë”, e cila është futur në shtratin e Jay Z, dhe të gjithë fansat mendojnë se bëhet fjalë për as më shumë e as më pak se bukuroshja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Kjo pasi bukuroshja 25 vjeçare postoi para pak ditësh në Snapchat një foto ku shfaqej me një varëse me shkronjën “J” (si Jay) dhe reçipeta me limona (si Lemonade). Të jetë e vërtetë vallë? Dhe në rast se të gjithë zërat për Jay Z nuk do të ishin vetëm zëra, me emra si Rihanna dhe Rita Ora, koleksioni i reperit të njohur do të ishte i denjë për duartrokitje.