INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Je bota për mua', Melisa konfirmoi lidhjen, por shihni REAGIMIN e Andit!

'Je bota për mua', Melisa konfirmoi lidhjen, por shihni REAGIMIN e Andit!

Publikuar më: 17:24 01-05-2021

Melisa dhe Andi tashmë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të mbajtur fshehtë prej kohësh.

Çifti që u njohën gjatë ‘’Për’puthen’’ krijuan një lidhje pas daljes së tyre, e cila u përfol shumë por nuk u pranua deri tani nga dyshja.

Çifti simpatik vendosën që të shfaqen bashkë në videoklipin e dytë të Melisës ku përmes një skene duke u puthur pranojnë më në fund lidhjen.

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua”, është mbishkrimi që ka lënë Melisa në një foto të përbashkët ku shfaqen shumë të lumtur me Andin.


Pas kësaj nuk mungoi edhe reagimi i Andit, i cili shprehi shumë përmes një komenti në foto: “Jam shume krenar per ty zemra ime”, komentoi Andi.


Dyshja patën një rrugë të ndërlikuar mbrenda me shumë takime me persona të tjerë dhe më në fund gjetën dashurinë nga ky program.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318