Në puntatën e djeshme të “Përputhen” është transmetuar takimi mes Sindit dhe Fationit, një takim që u komentua shumë për shkak se ata u cilësuan si dy tipa të ndryshëm. Në takimin e tyre, Sindi është vendosur në siklet nga një pyetje që i ka bërë Fationi.
“A ke patur ndonjë fiksim, se jam kurioze si ke kaluar, si e ke menaxhuar. Unë i kam çuar deri në fund fiksimet e mia. Dua të them, a ke patur ndonjë fiksim që të ka eksituar në një farë mënyre?”, tha Fatjoni.
Sindi u përgjigj se për të ndjenjat janë të menaxhueshme. Ndërkaq, Mevlani ndërhyri tek kjo pjesë gjatë debatit në studio dhe tha se ajo ishte e tepërt.