Je engjëll apo djall? Përgjigjja është në shenjën tënde të horoskopit:
Dashi- Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Andaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.
Demi- Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë ëngjëllorë, plot sensualitet dhe harmoni.
Binjakët- Edhe kjo shenjë është padyshim një ëngjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.
Gaforrja- Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë ëngjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.
Luani- Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.
Virgjëresha- Një ëngjëll, një person shumë altruist, i përqëndruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.
Peshorja- Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ëngjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.
Akrepi- Bëhet fjalë për një shenjë djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.
Shigjetari- Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.
Bricjapi- Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.
Ujori- Kemi të bëjmë me një ëngjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.
Peshqit- Të lindurit e shënjës së Peshqëve janë ëngjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.