Nëse një i afërm ose një mik ta ka punuar pas krahëve ose të ka bërë diçka që të ka vënë në një pozitë të keqe apo ish-i yt të shkaktoi aq shumë dhimbje dhe të theu zemrën. Besoj se dhe ju, do t’ia kthenit në të njejtën mënyrë, do hakmerreshit.
Por nëse do të ishit me të vërtetë një femër e fortë, nuk do të hakmerreshit, thjesht do të mundoheshit ta harroni atë çka “X” person iu ka bërë. Një njeri i fortë thjesht nuk bën asgjë!
Ja cilat janë disa prej arsyeve pse femrat e forta thjesht nuk bëjnë asgjë:
Hakmarrja nuk të jep ndjesi të mirë, për momentin mund të duket sikur të jep kënaqësi, por kur hakmerresh nuk ndihesh fare mirë. Mahatma Gandhi dikur tha, “Një sy për një sy thjesht përfundon duke e lënë gjithë botën të verbër.”
Hakmarrja mund të të fusë në telashe, nëse ne do të kërkonim të hakmerreshim ndaj çdo personi që mund të na ketë bërë keq, ne do të ishim duke shpenzuar më shumë kohë duke u marrë me këtë se sa duke ecur përpara me jetët tona! Është e natyrshme të ndihesh i inatosur… Gjithsesi, hakmarrja të bën të ndihesh edhe më keq
Karma vjen rrotull! Njerëzit e fortë e dinë që nuk duhet të kërkosh të hakmerresh kundër dikujt që të ka bërë keq sepse Karma… do të kthehet dhe do të të japë goditjen e saj. Edhe nëse të duket tunduese të marrësh hak ndaj tyre, nuk ia vlen të tërheqësh energji negative në Univers. Nuk është nevoja të hysh në anën negative të Karmës. Thjesht mbaje kokën lart dhe largohu.