Bebe Rexha përpos suksesit me këngët e reja, së fundmi ka marrë vëmendjen edhe për faktin që shpeshherë po publikon video të pamodifikuara të saj duke treguar trupin apo fytyrën pa makeup e duke i treguar vajzave ta pranojnë veten siç janë.
Mirëpo në videon e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare ka vënë re shumë komente ofenduese nga shqiptarët dhe ka vendosur të përgjigjet.
"Siç e dini unë jam shqiptare dhe jam krenare për prejardhjen time, por për diçka nuk jam aspak krenare. Video që kam postuar ka shumë komente shqiptare që shkruajnë se jam si lopë, që e kam trupin katastrofë, të shpifur. Ne shqiptarët në vend ta ngremë njëri-tjetrin, vazhdimisht e ulim poshtë. Pyes veten edhe sa vajza të tjera të sukseshme shqiptare do jenë për sa kohë vazhdojmë t'i ulim ato", shprehet Bebe.