Linda Rei u bë vitin e kaluar një nga personazhet më të përfolur, pasi pranoi hapur jetën e saj dhe kthimin nga mashkull në femër. Pavarësisht se nuk është prezente ne ekranin shqiptar, është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e saj personale.
Ajo është shumë e drejtpërdrejtë dhe i thotë gjithmonë gjërat troç pa iu dridhur qerpiku.
Ditën e sotme Linda ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaq komentin e një ndjekëse e cila e kritikon ashpër. Mirëpo Linda nuk ia ka përtuar fare me përgjigjen:
“Edhe kujt po i rr*het mua jo se i kam hequr me lazer. O zemra ime unë po pi champagne dhe ti po dehesh”