INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Je trashëgimtare në familje të ngritur dhe mban burrë Romeon’/ Aleksia Peleshi nuk përmbahet ndaj ndjekësit!

‘Je trashëgimtare në familje të ngritur dhe mban burrë Romeon’/ Aleksia Peleshi nuk përmbahet ndaj ndjekësit!

Publikuar më: 17:36 08-01-2022

Pasi u përfolën një kohë të gjatë, ishte Aleksia Peleshi ajo që e konfirmoi lidhjen me Romeo Veshaj duke folur publikisht për të.

Bukuroshja tha se Romeo ngjan shumë me të atin e saj, Niko Peleshi dhe zbuloi se është shumë xheloze për të dhe shpesh e eksagjëron me skenat.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë.”

Së fundmi, ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet shumë elegante pranë një pianoje.

“Nen tingujt e nje pianoje nje mbremje u perhumbaa…”, ka shkruar Aleksia dhe komentet kanë qenë të shumta. Mes tyre, një ndjekës akuzon se pse ka zgjedhur në krahë të ketë Romeon, kur vjen nga një familje e ngritur.

“Kuku për ty që je kaq yll dhe trashgimtare një familje të ngritme e s’ki tru mban burrë Romeon veshin që plaka ma shpfarake ka kap gjynah femër kaq e mirë pa mend në kry”, ka shkruar ai.

Ndërsa Aleksia ia ka kthyer: “Mos ta ka kap dhe ty plaken? Se ç’ne gjithë ky mllef…”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662