INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Je vetëm në festat e fundvitit? 7 ide për të festuar bukur edhe kur dikush mungon

Je vetëm në festat e fundvitit? 7 ide për të festuar bukur edhe kur dikush mungon

Publikuar më: 18:24 26-12-2019

Të gjithë e dimë që Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë një kohë speciale që zakonisht festohet me familjen dhe miqtë, por nuk ke pse ndihesh keq nëse në këtë periudhë festive nuk ke asnjë njeri që do të festojë me ty. Më poshtë ka disa ide se si mund t’i kalosh festat edhe vetëm.

Udhëtim


Kur e di që do të jesh vetëm për festa, mendo se si mund ta organizosh ditën pa e pasur aspak problem këtë gjë. Një udhëtim i shkurtër do të ishte ide mjaft e mirë. Një vizitë jashtë qytetit ku jeton do të bënte shumë mirë, kur të gjithë festojnë me familjet e tyre. Mund të njohësh njerëz të rinj. Është një mundësi mjaft e mirë për të kaluar kohë vetëm.

Libra dhe filma


Është e vërtetë që të lexosh libra dhe të shohësh filma nëse je vetëm gjatë festave mund të të sjellë një gjendje pozitive. Shiko disa filma specificë Krishtlindjesh ose edhe libra tërheqës që të mbajnë gjatë gjithë kësaj kohe të lidhur pas leximit. Është më mirë të zgjedhësh komedi, sepse të japin një gjendje pozitive në kohë festash.

Dekoro shtëpinë

Askush nuk duhet të jetë i mërzitur gjatë kësaj periudhe të vitit dhe natyrisht, ti nuk je përjashtim. Përpiqu që këtë periudhë ta bësh më të këndshme dhe merru vetë me dekorin e shtëpisë. Vendos një pemë të vogël dhe fillo dekoroje me të gjithë aksesorët; yje, lodra, tullumbace, drita etj. Dekori i pemës dhe dritat do të të ndihmojnë ta ndiesh veten më ngrohtë, por do të të krijojnë edhe gjendjen e shtëpisë së mbushur.

Vullnetar në kishë

Një ide shumë e mirë për të festuar është të shërbesh si vullnetar në kishë. Do të të bëjë shumë të lumtur dhe e sigurt që veten do ta ndiesh më mirë, sepse mund të bësh njerëz të tjerë të lumtur. Në varësi edhe të traditave dhe riteve të qytetit tënd, mund të organizosh një grup fëmijësh që shpërndajnë dhurata për familjet në nevojë. Shpenzo kohë duke bërë gjëra të mira gjatë këtij muaji festiv.


Mbushe kohën me punë dore

Nëse je vetem për festa, natyrisht ke më shumë kohë të lirë. Do të thotë që nuk do të marrësh pjesë në ceremonitë tradicionale, por do të merresh me gjëra të tjera. Do të ishte shumë e këndshme nëse merr përsipër të bësh një punë dore, çfarë që të kesh qejf: një qendismë, dekore për pemën, të vizatosh murin me ngjyra etj. Por edhe të mësosh diçka të re do të ishte një mënyrë e mirë. Një pulovër e trashë dhe iPad-i mjaftojnë që kohë më vonë të kujtosh diçka të bukur nga kjo periudhë.

Kënaqe veten

Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk janë vetëm një periudhë gjatë së cilës jepen dhurata për njerëzit e afërt duke i bërë ata të lumtur dhe duke sakrifikuar pak nga vetja. Pse duhet t’i heqësh vetes mundësinë e një kënaqësie të tillë? Pra, të blesh dhuratën që do: një verë e vjetër, një restorant luksoz, një trajtim estetik dhe gjithçka tjetër që mund të të bëjë të lumtur gjatë kësaj periudhe.


Bëj ëmbëlsira

Nuk është shumë e rëndësishme të jesh profesionist në kuzhinë për të festuar vetëm. Nëse kënaqesh duke lexuar receta dhe duke i praktikuar ato, kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar gjëra të reja. Një pjesë mund ta gjesh në internet ose edhe në një dyqan të afërt për të bërë recetën tënde të preferuar. Nëse nuk del e përkryer, nuk është problem. Askush nuk do ta kuptojë që nuk je gjë në kuzhinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553