INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëshorti i Cheryl...nuk heq dorë nga martesa

Bashkëshorti i Cheryl...nuk heq dorë nga martesa

Publikuar më: 13:02 10-04-2016

Martesa tashmë e prishur e Cheryl Fernandez-Versinit me Jean-Bernard pa dyshim që do marri një dritë të re tanimë që ai u pa me unazë martese të vënë të shtunën. Burimet thonë që divorci i çiftit akoma ska përfunduar. Lidhja e tyre ka qenë subjekt i shumë thashethemeve. 35 vjeçari u pa në aeroport në Kaliforni, ku ai do merret me negocimet e divorcit me partneren e tij, yllin e popit, 32 vjeçare, vetëm disa ditë pasi u deklarua që ndarja e tyre do vonohej.

Jean-Bernard u pa me unazën në gisht teksa arriti ne Kaliforni, pasi arriti me avion nga Miami, duke pasur një unazë në gishtin e martesës dhe njërën në gishtin tregues. Sipas raportuesve ai shkoi në Kaliforni për të biseduar  me partneren e tij të mëparshme ndërkohe që përpiqen të përfundojne divorcin e tyre.

Burimet thonë:"Jean-Bernard do takohet me Cherylin në Los Angeles për të diskutuar se si do e ndajnë divorcin. Ai akoma e do shumë atë dhe donte t'i jipte martesës së tyre një tjetër shans. Ai ishte i gatshëm të vazhdonte të përpiqej që mos ti jepnin fund martesës së tyre. Për të martesa është një angazhim i përjetshëm dhe në qoftë se ka probleme mund të punohet për zgjidhjen e tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721