INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jehona e akuzave të Ramës për ambasadorët vijon e sot[VIDEO]

Publikuar më: 15:55 25-08-2017

Jehona e kritikave dhe akuzave të Ramës një ditë më parë kundrejt ambasadorëve vijon dhe sot, shumë reagime të tjera kanë publikuar në rrjetet sociale drejtuesish partish apo dhe politikanë. Ata kanë mbajtur qëndrim kritik kundrejt Ramës.

Reagimi i Fatmir Mediu, Kreu i PR
“Duke iu drejtuar ambasadorëve me një gjuhë të papranueshme, Rama kërkon ta zhvendosë përgjegjësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri. Rama vet s’ka mundur të marrë asnjë mbështetje thelbësore finaciare, qoftë edhe nga procesi i Berlinit, sepse Rama nuk shkon për të prezantuar. Për investitorët e huaj, Rama i ka “ambasadorët e tepsisë”’,  janë ata me të cilët blen zgjedhjet dhe bën tenderat dhe konçesionet.”

Reagimi kreut të grupit të PD, Edi Paloka

“Lideri vetë ju a përplasi në fytyrë të gjithëve, faji është i ambasadorëve. Këta të paaftë nuk arritën të shfrytëzonin as lëvizjet brilante diplomatike të liderit supreme, i cili arriti të krijojë trekendëshin e fuqishëm Shqipëri-Francë-Gjermani nëpërmjet atletëve adidas që i dhuroi kryeministrit francez. Tani të gjithë ju të tjerët duhet të heshtni, të mbyllni gojën. Lideri botëror foli vetë.”

Reagimi i ish Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj
“Rama duhet të mbajë mend çfarë i tha Merkel kur erdhi këtu, se investimet e huaja nuk mund të vijnë për sa kohë ka korrupsion. Nuk është puna e dobët e ambasadorëve, por politika e keqe e brendshme. Rama nuk i njeh detyrat që ka trupa diplomatike. Në qeverinë e Ramës nuk ekziston termi “diplomaci ekonomike”, që në fakt është përdorur në qeverinë e vitit 2005.”

Article Logic
Execution time: 0.0043001174926758