Në Francë, “jelekët e verdhë” ose ndryshe protestuesit e rinj të cilët kanë si mision rrëzimin e reformave të qeverisë nuk do ndalen.
Bëhet tashmë fundjava e gjashtë që ata ndodhen nëpër rrugët e Parisit duke shkaktuara kaos dhe radhën e ka Pallati dhe kopshtet e Versajës.
Ato janë një simbol i pushtetit francez dhe janë një nga atraksionet kryesore turistike të Evropës, por do të mbyllen sot, pasi autoritetet presin pjesëmarrjen e qindra protestuesve.
Udhëheqësit e jelekëve të verdhë kanë bërë thirrje për demonstrata të reja të shtunën dhe i inkurajuan mbështetësit e tyre për të bllokuar kamionët në kufi duke e përshkallëzuar në këtë mënyrë akoma më shumë protestën, që mund të çojë në largimin e presidentit Macron nga pushteti.