INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Jelekët e verdhë’ nuk dorëzohen, tashmë përballë tyre edhe ushtria

‘Jelekët e verdhë’ nuk dorëzohen, tashmë përballë tyre edhe ushtria

Publikuar më: 17:00 23-03-2019

Protestuesit francezë “jelekët e verdhë” nisën fundjavën e tyre të 19-të radhazi të protestave kundër qeverisë së Presidentit, Emmanuel Macron pasi njësitë ushtarake u vendosën për të ndihmuar policinë në lidhje me ndonjë problem të mundshëm.

Protestuesit u ndaluan nga tubimi në Champs Elysees në Paris, pasi dyqanet dhe bizneset në rrugë ishin plaçkitur dhe shkatërruar fundjavën e kaluar, duke bërë që këtë fundjavë qeveria të thërriste njësitë e ushtrisë “Operation Sentinelle”.

Protestuesit nisën të marshonin në kryeqytet ditën e sotme përgjatë një rruge të re duke nisur nga Denfert Rochereau në jug të Parisit drejt Barbes, pranë kishës Sacre Coeur në Parisin e veriut. ‘Jelekët e Verdhë’, të quajtur kështu nga jelekët e tyre fosforeshentë nisën protestat e tyre në nëntor pas një zemërimi të madh të publikut kundër rritjes së taksave të karburantit.

Lëvizja është shndërruar në një reagim më të gjerë kundër qeverisë së Macron, pavarësisht nga heqja e taksave të karburantit dhe shpesh është dëmtuar nga përleshjet e dhunshme dhe plaçkitjet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705