INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Jemi më jetëgjatët në rajon, por shpenzojmë pak për shëndetin[VIDEO]

Publikuar më: 15:39 16-08-2017

Besohet se sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit. Por nuk është rasti për vendin tonë madje dhe për SHBA.
Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi 9,982 dollarë, por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë mesatarisht 78 vite e 9 muaj. Nga të dhënat e në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë më të ulëtat në rajon, por jetëgjatësia më e madhe mesatarisht një shqiptar jeton  78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar. E kjo është e qartë dhe nga shpenzimet pasi prahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shpenzimet për shëndetësinë zënë vetëm 2.9%  të PBB-së në Shqipëri. Ndrësa habitesh kur sheh të dhënat për Serbët, të cilët shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, por jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.
Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku jetojnë mesatarisht 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite,  italianët me 82 vite e shtatë muaj, irlandezët me 82 vite e gjysmë.
Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.
Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor. Në krahasim, 10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma.

Article Logic
Execution time: 0.0024850368499756